Kjo çka thotë François Fillon ka me befasue Kosovën! (video)

Pamvarësia e Kosovës asht në kundërshtim me të drejtën nderkombëtare, ka thanë François Fillon, kandidat kryesor i krahut të djathtë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë.

Në nji debat televiziv, para raundit të dytë të zgjedhjeve mbrenda partiake të republikanëve francez, që do të mbahen të Diellën, Fillon, tue ju përgjigj pyetjes për politikat të cilat synon me i ba karshi Rusisë nëse zgjidhet, tue pasë parasysh se Presidenti rus Putin i kishte dhanë mbështetje, ndër të tjera, tha:

“Sigurisht që unë nuk e mbështes pushtimin e Krimesë, ashtu si, në fund të fundit, na duhet me pyet veten edhe rreth pamvarësisë së Kosovës, e cila asht në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare”.

Francois Fillon, në fushatën e tij parlajmëroi se synon me ngrohë marrëdhaniet me Moskën, e që asht arsyeja pse Presidenti rus ka dërgue nji sërë komplimentesh në llogarinë e tij.

Fillon, ish-kryeministër i Francës gjatë mandatit presidencial të Sarkozy’t nga viti 2007 deri në vitin 2012, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve mbrenda partiake javën e kalueme me 44 për qind të votave.

Kandidati i dytë, Alain Juppé, mori 28 për qind të votuesve, ndërsa të tjerët u tërhoqën nga gara.