Kjo çka thotë ky avokat për ‘Grupin e Kumanovës’ ka me ju shokue!

Ndonëse deri në nji kohë ishte gjithçka enigmatike lidhun me personat që e nisën incidentin e 9 dhe 10 Maj të vitit të kaluem në Lagjen e Trimave në Kumanovë që përfundoi me disa viktima nga të dyja palët, grupin e armatosun si dhe forcat policore njofton Zhurnal.

N’intervistën e fundit dhanë për Makfax, avokati mbrojtës i grupit të Lagjes së Trimave, Naser Raufi mes tjerave përgjigjet se si grupi i armatosun mund të ketë marrë pare për organizimin e këtij akcioni.

A ka deshmi se grupit i janë pague dy milionë euro për akcionin ashtu si thuhej?

Si deshmi materiale nuk ka ndonji gja por verbalisht thuhet se po, kemi propozue edhe deshmitarë por unë nuk besoj se asht realizue aksioni për interesa materiale, nuk e mohoj mundësinë që komandant Nato dhe Beg Rizaj të kenë marë pare derisa për tjerët nuk asht thanë se kanë marrë pare, ka deklarue kështu avokati Raufi në intervistën e tij të fundit, shkruen Zhurnal.