Kjo çka thotë presidenti gjerman asht befasi për myslimanët!

Edhe nji mysliman mundet me u ba president i Gjermanisë, deklaroi presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck.

”Përkatësia në nji besim të krishterë nuk asht kusht paraprak për me përmbush detyrën ma të naltë shtetnore të vendit”, shtoi Gauck.

Gauck theksoi se ky rregull vlente edhe për ata që u përkisnin besimeve të tjera fetare si edhe ateistët.

Mandati i tij si president mbaron vitin e ardhshëm dhe Gauck ka deklarue se nuk ka me kerkue nji mandat të dytë për shkak të moshës.

Tri partitë ma të mëdha gjermane janë vënë në kërkim të presidentit të ri të vendit.