Kjo çka thotë Putini në fjalimin e tij vjetor ka me ju befasue! (video)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se vendi i tij ka me u çue për interesat e veta, por nuk ka qellim me u përfshie në ndonji konfrontim me vendet e tjera.

“Nuk kerkojmë anmiq, duem miq”, tha Putin në fjalimin e tij vjetor, në nji sesion të përbashkët të parlamentit dhe qeverisë në Kremlin.

Ai po ashtu tha se Rusia asht e gatshme me bashkëpunue me SHBA’n “në baza të barabarta”.

Komentet vijnë në kohën kur marrëdhaniet e Moskës me Perëndimin janë ma të këqijat që nga koha e Luftës së Ftoftë.

Përkeqësimi i tyne ka pasue aneksimin që i ka ba Moska Gadishullit ukrainas të Krimesë.

Putin tha se Rusia asht e gatshme me tejkalue veshtirësitë me të cilat ballafaqohet.

“Viti i kaluem nuk ka qenë i lehtë, por të kaluemit nëpër prova të randa na ban ma të fortë”, tha Putin.

Adresimi i Putinit asht i mandatuem me Kushtetutën e Rusisë, e cila kerkon që presidenti me raportue çdo vit për gjendjen aktuale në vend dhe prioritetet kyçe të politikës së mbrendshme dhe të jashtme.