Kjo çka thotë UNICEF për gazetarët ka me ju shokue!

Agjencia e Kombeve të Bashkueme, UNICEF, ka raportue sot se nji gazetar vritet në çdo pesë ditë për shkak të punës që e kryen.
Prej 827 gazetarëve të vramë gjatë 10 viteve të kalueme, 115 janë vra vitin e kaluem, kështu që viti 2015, ishte i dyti ma vdekjeprumës për nji dekadë për gazetarë.

Matutje, në raportin e UNICEF’it, theksohet se Siria dhe Iraku, ku grupi ekstremist, Shteti Islamik, i ka egzekutue disa gazetarë, me premje koke që janë publikue në mënyrë masive, mbas krijimit të ashtuquejtunit kalifat në vitin 2014, janë vendet ma të rrezikshme për gazetarët për me punue.

Atje në vitin 2014 janë vrar 24, ndërsa në vitin 2015, janë vrar 23 gazetarë.

Vrasje të gazetarëve janë shenue edhe në Ukrainë, Afganistan dhe Pakistan.

UNICEF thekson se shumica e të vramëve ishin gazetarë lokalë, perfshi reporterë që kanë punue në mënyrë të pamvarun dhe zakonisht nuk kanë pas mbrojtje përkatëse.