Kjo çka thotë Vucic për Ramën ka me ju befasue!

ramavucic

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thanë se Serbia deshiron të ketë marrëdhanie të mira me Shqipninë dhe se kryeministri Edi Rama “asht nji mysafir i nderuem në Serbi”.

Ai ka thanë për televizionin publik “RTS” se Shqipnia asht nji potencial ekonomik dhe se Serbia i ka kthye përgjigjen e duhun Ramës lidhun me njohjen e Kosovës dhe “Trepçën”.

Vucic i ka ba këto komente mbasi Partia Demokratike e Serbisë, nji parti e krahut të djathtë, ka kërkue debimin e Ramës nga Serbia mbas deklaratave të tij se Serbia kishte me i ba mirë edhe vetes nëse do ta pranonte pamvarësinë e Kosovës.

DSS ka reague tue thanë se Ramës duhet me ju tregue rruga jashtë Serbisë dhe të mos pranohet ma.