Kjo deklaratë e Erdoganit ka me shokue Merkelin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thanë të Premten se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, Partia Kristian – Demokrate dhe aleatët e saj, janë armiq të Turqisë, tue ju ba thirrje votuesve turq në këtë vend, që të mos i votojnë ata, në zgjedhjet e muejit të ardhshëm.

“Po ju baj thirrje të gjithë bashkëvendasve të mi në Gjermani, Kristian- Demokratët, SDP, Partia e Gjelbër, të gjithë janë armiq të Turqisë. Mbështetni partitë politike që nuk janë armike të Turqisë”, ka thanë ndër të tjera Erdogan.