Kjo deklaratë e Haradinajt për policinë ka me ju shokue!

Deputeti i AAK’s, Daut Haradinaj tha se Kuvendi dhe komisionet parlamentare janë në dijeni se mbrenda institucioneve të vendit dhe në Polici ka njerëz që bartin informata te shërbimet serbe dhe autoritetet tjera të sigurisë në Beograd.

Ai ka kerkue të merren masa ndaj këtyne individëve.

Për këtë, Haradinaj i asht drejtue kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që edhe drejton PDK’n e cila qeverisë me vendin, në koalicionin me LDK’n.

Daut Haradinaj ka propozue edhe krijimin e nji ligji të vejtingut si në Shqipni për raste të tilla.