Kjo deklaratë e Mustafës për Demarkacionin ka me ju befasue!

isamustafa

Fondacioni i Kosovës për Shoqni të Hapun dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike po mban konferencën “Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE’s”.

Qëllimi i konferencës asht me nxjerrë në pah sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova vis-à-vis si drejt qeverisjes së mirë, ashtu dhe drejt procesit të integrimit Europian.

Në forum po marrin pjesë zyrtarë të naltë vendorë e ndërkombëtarë.

Tue fol në Forum, kryeministri i vendit Isa Mustafa tha:

“Na edhe në jetën tonë përballemi me nji ecje në akull. Na i kemi dy probleme të ndërlidhuna njana ka të bajë me atë se na pretendojmë se duhet të jemi pjesë e BE’s dhe çashtja tjetër asht problem i mbrendshëm që këto rrugë t’i kalojmë në nji konsensus sa ma të përafërt së bashku mbasi këto punë lidhen me shoqninë kosovare në tanësi e jo vetëm me institucione.

E sa i përket demarkacionit ai tha ne nuk jemi tregue shumë parimor mbasi po të pyeste opozitën Mali i Zi nuk do ta njihte Kosovën dhe na nuk duhet me ba kauza politike mbasi kemi të bajmë me vendosjen e kufijve.