Kjo deklaratë e Nikolic’it për Kosovën ka me ju befasue!

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, gjatë nji takimi me ministren bjelloruse të Informacionit, Lilija Ananic, ka thanë se Serbia asht e gatshme me plotësue krejt kushtet që dalin nga dialogu me Kosovën, përveç njohjes së pamvarësisë së saj.

Nikolic ka thanë se Serbia asht në rrugë kah BE dhe se asnjiherë nuk do t’i vinte sanksione Rusisë.

“Serbia qeverisë me vendin në bazë të standardeve ma të fundit dhe asht me randësi me i plotësue krejt kushtet që dalin nga dialogu me Kosovën përderisa nuk kerkohet nga na me njoft pamvarësinë e Kosovës”, ka thanë Nikolic.

“Na asnjiherë nuk kemi me njoft pamvarësinë e Kosovës dhe nuk mundem me i vnue sanksione Rusisë.

Nuk deshirojmë me marrë anë kur grinden miqtë tanë, sepse në këtë rast kishim me humbë njanin mik, dhe tjetrin nuk kishim me fitue”, ka theksue Nikolic.