Kjo deklaratë e Putin për Trump’in e Obama’n ka me ju befasue!

f_obama_putin_150928-nbcnews-ux-1080-600

Presidenti rus Vladimir Putin ka thanë se presidenti i rij i SHBA’ve, Donald Trump ka konfirmue se asht i gatshëm me punue në normalizimin e marrëdhanieve në mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Putin tha se ai nuk kishte bisedue me Trump për kur dhe ku ka me u ba ky normalizim, por ai vuni në dukje se presidenti aktual Barack Obama asht i mirëpritun në Rusi.

“Presidenti i sapozgjedhun ka konfirmue se asht i gatshëm me punue në normalizimin e marrëdhanieve ruso-amerikane. Unë i thashë atij se çfarë kam për me thanë. Na nuk flasim për kur dhe ku por na jemi tue shikue në përmbushjen e kësaj”, ka thanë Putin.

Gjithashtu ai shtoi se Obama, gjatë nji takimi që patën të Diellën në Lima, ka falënderue për punën e përbashkët për shumë vite.

“I thashë se do t’isha i lumtun nëse kisha me pa atë në Rusi kurdo që ai dëshiron”, ka përfundue Putin tue ju referue Barack Obamës.