Kjo deklaratë e Skender Hysenit ka me ju befasue, qe për çka!

Ministria e Punëve të Mbrendshme ka organizue tryezë të rrumbullakët në Mitrovicë, ku u diskutue për “Trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpien në terrorizëm”.

Kreu i kësaj ministrie, Skënder Hyseni, tha se ligjet i kemi shumë të mira, policia po vepron konform me to dhe se këtë vit nuk kemi pasë asnji rast të shënuem të ndonji kosovari që ju asht bashkue luftave.

Por simbas tij, Kosova po kanoset ma shumë nga perdorimi i narkotikëve dhe drogës dhe asht shqetësuese se numri i tyne asht tue u rritë dhe kryesisht në shkolla të mesme ku mesatarja e femive që fillojnë perdorimin e narkotikëve asht 16-17 vjet.

Shqetësuese simbas Hysenit, asht edhe trafikimi i qenieve njerëzore sepse gjykatat dhe prokuroritë tona nuk po bajnë përndjekjen e këtyne rasteve.

Kurse kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se në këtë qytet gjendja e sigurisë asht tue u rritë dhe për këtë gja më së miri e deshmon edhe heqja e barrikadës n’urën e Ibrit.