Kjo dëshmitare thotë se e din krejt ngjarjen se qysh asht vra 16-vjeçari në Prishtinë (foto)

Aulon Zeka asht përciellë dje për në baneset e fundit, mbasi u vra pardje me katër plumba në Prishtinë.

Nji dëshmitare, pretendon se e din krejt ngjarjen që ka çue deri te vrasja e 16 vjeçarit.

Simbas saj, motivet e vrasjes së tij ka qenë nji femër, e cila vazhdon mësimet në klasën e 10’të, me të cilën ishte në lidhje dashnie dorasi, ndërsa ajo kishte miqësi edhe me viktimen, përcjellë Magazina.al.

Dëshmitarja (emën i njoftun për redaksinë), rrëfimin e saj e ka publikue në rrjetet sociale, tue pretendue se e din krejt ngjarjen që e çoi deri te vrasja. Simbas saj, çika R.G e kishte thirrë të ndjerin Aulon Zekën në telefon në ditën kritikeme takue, ndërsa mbas takimit mbi të kishte shti me katër plumba dorasi G.H në sy edhe të çikës.

Deri tash, dyshohet se dorasi asht nji18 vjeçar, i cili jeton në SHBA, por që ishte për pushime në Kosovë, ndërsa prokuroria ka konfirmue se ka arrestuar dy përsona të mitun, nji mashkull dhe nji femën si të dyshuem lidhun me rastin.

Ma poshtë keni postimin e deshmitares: