Kjo gazetë e ban personalitet të ditës Hashim Thaçin

Gazeta boshnjake “Dnevni Avaz” ka vendos që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të jetë personalitet i ditës i kësaj të përditshmeje.

Në shkrimin e titulluem “Sjellja shtetnore” thuhet se Thaçi, pos si pjesëmarrës i Samitit të “Bërdo-Brionit”, që u mbajt fundjavën e kalueme në Sarajevë, ka dërgue mesazhe të randësishme në lidhje me nevojën e dialogut, pajtimit dhe bashkëpunimit.

N’artikull theksohet se ai ka demonstru edhe sjellje shtetnore, mbasi ka vizitue monumentin e femijëve të vramë të Sarajevës.

“Tue shpreh nderimin e tij të thellë për femijët e vramë të kryeqytetit të Bosnjës gjatë rrethimit me të gjatë të nji qyteti në historinë moderne, Thaçi theksoi se “i gjithë rajoni duhet ta mbajë mend se ku ishim 15 vjet ma parë.” Në të njajtën kohë, Presidenti i Kosovës ka theksue se duhet të largohen nga e kaluemja në mënyrë që të mos e helmojmë ardhmëninë tonë”, shkruen Dnevni Azaz i Sarajevës.

 

tacihasim