Kjo gazetë italiane ka zemërue myslimanët!

gazetaitaliane

Titulli i gazetës italiane “il Giornale” zemëron myslimanët.

Kjo kopertinë nji ditë mbas sulmeve në Bruksel, ka ba që nji grup besimtarësh myslimanë të protestojnë përpara selisë së kësaj gazete.

“Il Giornale” shkruen se Drejtori i Përgjithshëm, Alessandro Sallusti, kerkoi ndihmën e policisë për të dalë nga puna dhe për të shkue në shtëpi.

Protestuesit kanë përdor gazetën për t’u fal.

Shkrimi i botuem këtë të Merkurë asht konsideru i papërshtatshëm nga shumë myslimanë.

“Islami dhe Allahu i tij janë të papërshtatshëm me qytetërimin tonë. Ata kanë duert të lyeme me gjakun e femijëve tanë dhe nuk janë të kënaqun. Ky asht problemi, të tjerat janë dokrra”,- thuhet në shkrim.

“Të vdekunit e djeshëm, njilloj si të nji mueji apo vitesh ma parë, janë viktima përveç ISIS edhe të tolerancës… Belgjika asht nji vend që i ka hap dyert për emigrantët prej vitesh. Mjaft ma me mikpritjen si akte të mirësisë.

Tash myslimanët duhet të qendrojnë në shtëpitë e tyne, duhet të kthehen në shtëpitë e tyne. Nuk asht racizëm, asht mbrojtje legjitime!”,- janë disa pasazhe në shkrimin që ka shkaktu zemërim./lapsi.al/