Kjo gazetë opozitare ja ban ‘bllok’ Erdoganit: Na nuk kemi me u dorëzue!

Gazeta opozitare në Turqi “Cumhuriyet”, mbetet sfiduese nji ditë mbasi autoritetet turke ja arrestuen kryeredaktorin dhe të paktën 12 anëtarëve të stafit.
Në edicionin e të Martës, kjo gazetë, e cila asht njana nga ma të vjetrat në Turqi, doli me këtë ballinë: “Na nuk do të dorëzohemi”,

Ndërkohë, kolumnet e dy nga gazetarëve të saj të arrestuem, janë lanë bosh.

Zyra e Prokurorit të Stambollit ka thanë se arrestimet janë ba mbas nji hetimi ndaj kësaj gazete laike e cila dyshohet se ia mban anën lëvizjes që udhëhiqet nga kleriku mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin qeveria turke e akuzon për orkestrimin e puçit të deshtuem ushtarak më 15 Korrik.

Gazeta i mohon akuzat.

Arrestimet kanë nxit reagime të mëdha ndërkombëtare, perfshi edhe nga Shtetet e Bashkueme dhe Bashkimi Europian.