Kjo iniciativë e Kosovës alarmon Beogradin zyrtar

Pranimi eventual i Kosovës në Interpol kishte me përba nji precedent të rrezikshëm dhe kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e shteteve anëtare të Interpolit – si atë të Serbisë.

Kështu ka deklarue shefi i politikave operative ndërkombëtare dhe për bashkëpunim në Ministrinë e Punëve të Mbrendshme të Serbisë, Milan Dimitrijevic.

Ky reagim erdhi nji ditë mbasiqë Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi nismën për anëtarësim në Interpol, raporton Tanjug.