Kjo ishte baza ma e madhe nëntokësore ushtarake në ish-Jugosllavi (foto-video)

Baza ajrore ‘Zeljava’ gjendet në kufinin mes Kroacisë dhe Bosnes, afër qytetit të Bihacit.

Kjo bazë ishte ma e madhja në Jugosllavi dhe ndër ma të mëdhatë n’Europë.

Baza kishte pozicion strategjik, mbasi ishte vendos poshtë maleve të Pljesevicës, tue ba që bjeshka me funkcionue si mburojë, kurse maja e malit ishte ideale për vendosjen e sistemit të radarëve.

Kjo bazë ishte ndërtue mes vjeteve 1948-1968 dhe kushtoi 6 miliardë dollarë.

Qeveria e asaj kohe përdorte vazhdimisht fotografi të kësaj baze gjatë ndërtimit, por pa tregue lokacionin.

Përveç pjesës së jashtme, baza ofronte edhe ambient të mbrendshëm shumë të madh.

Aty mund të strehoheshin 1000 persona për nji muej me rezerva të ushqimit.

Baza kishte edhe burimin e vet të ujit, si dhe ishte e dizajnueme t’i bante ballë nji bombe atomike 20 kilotonëshe.

Sot, kjo bazë asht ma shumë relikt i së kaluemes, kurse qeveria aktuale ka pak ose hiq plane si me veprue me këtë hapsinë.

Ideja ma e fundit asht që komuna me përdorë si aeroport, sepse gjithnji e ma shumë ajo po përdoret si vendkalim i emigrantëve ilegalë. /Metro