Kjo javë vjen edhe me borë

Simbas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë javës do të ketë mot të ndryshueshëm me diell dhe vranësira në vende-vende që mund të përcillen me shi.

Si pasojë e kësaj gjendje labile-barike do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqnohen me riga shiu të cilat do të jenë pak sa ma të theksueme në perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Vlera minimale e temperaturave gjatë natës do të lëvizin nga 2-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 11-16 gradë Celsius.

Era kryesisht do të fryjë nga jugperëndimi, por do të ketë inervale edhe nga drejtimi i veriperëndimit, shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 17m/s.

Gjatë javës kryesisht t’Ejten në vise malore me naltësi mbidetare mbi 850 metra reshjet e shiut kanë mundësi të përcillen edhe me fjolla të dobëta bore.