Kjo ju befason, çka publikoi FBI për Bill Clinton!

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Byroja Federale Hetimore publikoi arkiva të vjetra 17-vjeçare të cilat përmbajnë dokumente për hetimin e mbyllun prej kohësh për atë se si Bill Clinton si president ka falë Mark Rich, financier i denuem në vitin 1983.

Rich asht arratisë në Zvicër me shmangë përndjekjen, ndërsa ka vdek në vitin 2013.

Clinton ka amnistue Riçin në ditën e fundit të mandatit të tij presidencial.

Hetimi federal për Riç ka përfundue në vitin 2005 pa u ngrit aktakuzë, shkruen Usa today.

Zadhanësi i Shtëpisë së Bardhë, George Ernest deklaroi se nuk asht në dijeni se kushdo prej Shtëpisë së Bardhë asht konsultue për këtë material para publikimit të tij.

Kjo asht zbardhja ma e re e dokumenteve nga FBI dhe kjo gja inicioi pyetje nga shtabi parazgjedhor i Hillary Clinton për tajmingun e publikimit të tyne.