Kjo ju befason, qe kush janë përdoruesit e drogave në Kosovë!

Pjesëtarë nga Kosova që shkuen me luftue për organizatën terroriste Shteit Islamik, janë edhe përdorues të drogave në Kosovë.
Këtë e ka konfirmue për Radio Kosovën Safet Blakaj, drejtor i Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labyrinth”.
Narkomania në Kosovë, po bahet dukuni gjithnji e ma shqetësuese.
Simbas drejtuesve të qendrave që merren me trajtimin e përdoruesve të drogave, ma së tepërmi shqetëson fakti se asht shtue numri i të mitunve që po përdorin substanca narkotike.
Por, përdorues të drogave nga Kosova janë edhe pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS.

“Janë disa prej klientëve tanë të cilët kanë qenë ose janë në luftat në Siri, pra janë pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS.

Disa nga ta kanë tentue me shkue, disa të tjerë kanë mbërri atje dhe na i kemi në regjistrin tonë. Natyrisht, asht nji numër i vogël por sido që të jetë janë pjesëmarrës në këto lufta”, tha ai.

Kohëve të fundit Policia e Kosovës ka arritë me  sekuestrue sasi të mëdha të landëve narkotike.

Simbas statistikave të Policisë, deri në fund të Nandorit janë konfiskue rreth 700 kg marihuanë dhe janë arrestue rreth 700 persona.