Kjo ju befason, qe qysh thahet kanabisi në Shqipni (video)

Nji burrë asht arrestue mbasi në nji garazh në pronësi të tij ishin tue u tha ma shumë se 300 bimë kanabis sativa, ndërsa 5 kilogramë ishin tha dhe ishte ba gati për me u shitë.

Arrestimi asht ba në Krujë dhe bahet fjalë për Emerlla Stafa 51 vjet, banues në këtë qytet.

Gjatë kontrollit të ushtruem në  banesën e shtetasit të mësipërm u konstatue se kishte përshtat nji garazh si ambient për thamjen dhe përpunimin e landëve  narkotike kanabis-sativa.

U gjetën dhe sekuestruen në cilësinë e provave materiale: rreth 300 bimë narkotike në proces thamje; rreth 5 kg landë narkotike e dyshueme e llojit kanabis dhe nji armë zjarri pushkë model 56, gjysë automatike.

 

Kanabisi duke u thare ne garazh by news-al