Kjo ju befason, sa herë deshti me vra Fidel Castron CIA!

Mbasi u mbijetoi ma shumë se 600 tentim vrasjeve, Fidel Castro sot u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare.
Udhëheqësi komunist, i cili sundoi vendin e tij nga viti 1959 deri në 2009, ka kalue këto 50 vjet pushtet tue vnue objektiva ndaj qeverisë së SHBA’ve, shkruen MailOnline.

Fabian Escalante, i cili e mbronte Castron, kallxon se ka pasë 638 tentime të CIA’s që kanë dasht me vra, të cilat shpesh cilësoheshin si ngjarje në filmat e James Bond’it.

Nga nji puro helmuese e deri të nji stilolaps helmues, CIA ka ba përpjekje të panumërta për me rrxue liderin kuban në vitin 1960.