Kjo pse Clinton e ka urrye Obam’an ka me ju shokue!

Nji megadonator i demokratëve në SHBA, i tha ish-Sekretarit të Shtetit, Colin Powell se kandidatja aktuale e demokratëve për presidente të SHBA’s, Hillary Clinton, e urrente presidentin Obama mbasi ai e mposhti në garën për kandidim në vitin 2008.

Madje ajo i referohej Obama’s në mënyrë përçmuese si ‘ai burri’.

Kështu thuhet në disa e-maile të publikueme nga media amerikane.

Në e-mailet e sigurueme nga media amerikane, financieri Jeffrey Leeds, gjatë komunikimit me Powell, thotë se Clinton tmerrohet nga ideja se mund të humbasë perseri në garën për me u ba presidente e SHBA’ve.

“Unë mendoj se Hillary nuk mundet me besue që nuk do ia dalë. Ky asht çmimi që ajo dëshiron me çdo kusht. Ajo ka çdo gja tjetër”.

Në këto e-maile mësohet se Powell ishte tërbue me ekipin e Clinton për çashtjen e e-maileve.

Ai druhej se ekipi i Clinton po e bante atë kurban për këtë çashtje.

Pikërisht për këtë arsye, ai u kishte ulërit atyne gjatë nji feste.

Powell po ashtu duket se ka dyshime për shëndetin e Clinton.

“Ajo nuk duket mirë. Ajo po punon deri në vdekje”.