Kjo ju shokon, kush ka plan me vra Kim Jong-un

Koreja e Jugut ka nji grup trupash ushtarake elitë që janë të gatshme me vras Kim Jong-un, nëse vendi ka me u ndie i kercënuem nga armët bërthamore të Koresë së Veriut.

Asht vetë ministri koreanojugor i mbrojtjes që e pranon këtë gjatë nji seance parlamentare.

I pyetun nëse ka nji forcë ushtarake e gatshme me eliminue liderin koreanoveroir, Han Min Koo u përgjigj, se egzistonte nji plan i tillë.

“Koreja e Jugut ka nji plan për me përdor raketa ndaj bazave armike si dhe për me eliminue lidershipin e armikut”, deklaroi ministri.

Prej kohësh dyshohej dhe spekulohej për egzistencën e nji plani të tillë, por përgjigjja e sinqertë e ministrit habiti shumë njerëz.

Analistët thonë se çdo presiden duhet të ketë nji opsion të tillë dhe do të ishte nji gabim të mos bahej asgja në këtë drejtim.

Ministria koreanojugore e mbrojtjes tha se planifikon gjithnji skenarin ma të keq, atë të luftës bërthamore me Korenë e Veriut dhe vrasja e Kim Jong-un asht pjesë e tij.

Tensioni asht i naltë në gadishullin korean mbasi vendi komunist kreu testin e pestë bërthamor dhe pretendon se asht gati për nji të gjashtë.