Kjo ka me ju bafasue, çka thotë Haradinaj për seancën e nesërme?

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka hedhë dyshime mbi atë se PAN ka me marrë pjesë në seancën e nesërme konstituive.

Ai në nji konferencë për media tha se ka gjasa që edhe nesër PAN të mos me qenë gati për seancë.

“Egsizton mundësia reale që edhe nesër mos me qenë gati për me fillue” tha shkurt Haradinaj.

Ai ma tutje tha se janë në bisedime me partitë politike për krijimin e nji qeverie gjithpërfshimësë.