Kjo ka me ju shokue: Ky asht biznisi ma i ri në botë

Biznismenë të shkathët kanë zbulue prej disa vitesh nji mall të ri: ajër të pastër. Biznisi me ajrin duket mjaft fitimprumës.

Kërkesa për oksigjen asht ma e naltë se kurrë. Sidomos në Kinë, ku simbas llogaritjeve të Institutit Max Planck vdesin çdo vit mbi nji milion vetë nga efektet e ndotjes së ajrit.

Për shkak të smogut në Pekin dhe Shangai banorët madje importojnë bombola me oksigjen, 20 dollarë copa. Nji litër oksigjen mjafton për deri në 150 thithje, thotë prodhues i tyne nga Kanada.

Në Tokio, New York dhe Los Angeles ka të ashtuquejtuna bare oksigjeni që janë gjithmonë plot me klientë.

Moses Lam, bashkëthemelues i kompanisë Vitality Air në Edmonton të Kanadasë, asht krejt i befasuem nga suksesi i tij.

Në nju intervistë me stacionin televiziv CBC ai tha se çdo gja filloi në fakt si nji hajgare. Por, mbasi ai shiti 100 shishe mbrenda katër ditësh, ai e profesionalizoi biznisin.