Kjo lagje e Brukselit asht edhe strehë e emigrantëve kosovarë!

Lagjja ku kanë ndodh sulmet terroriste në qytetin e Brukselit vitin e kalueme, ka nji histori interesante.

E kalueme e kësaj lagje lidhet me emigrantët që kanë jetue aty me vite të tana, tue përfshi edhe emigrantët kosovarë.

Lagjja e quejtun Molenbeek dikur ishte e banueme kryesisht nga klasa punëtore dhe nji klasë e mesme, vend në të cilin perfshiheshin industri të vogla si dyqane të mobileve, punëtori të rrobaqepësisë, shkruen revista ‘Oasis’

Mirëpo nga vitet e 60’ta në këtë pjesë të qytetit të Brukselit janë vendos emigrantët, veçanërisht marokenët dhe turqit.

Ky ishte nji vend i përshtatshëm për emigrantët mbasi që ishte nji vend relativisht i varfën, tue perfshi qira t’ulët dhe kushte tjera ma të lehta jetese.

Viti 2000 e gjen Molenbeek, të populluem më kosovarë kjo për shkak të luftës së fundit në Kosovë.

E më pas këtë vend e kanë banue dhe vazhdojnë me banue edhe emigrantë të tjerë nga vende të ndryshme të botës, sidomos ato vende që janë në konflikt lufte, tue u veçue popullsia myslimane.