Kjo parti ka fitue ma së shumti komuna në ballotazh

Zgjedhjet

Procesi zgjedhor për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale ka përfundue dhe tashma rezultatet preliminare janë ba të dituna nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Simbas këtyne rezultateve del se Lëvizja Vetëvendosje ka fitue tri komuna, Prizrenin, Kamenicën dhe Prishtinën, që megjithatë nuk asht ende e sigurt, mbasi numërimi i votave me kusht që janë 1510, mundet me ba nji përmbysje të rezultatit.

Në ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fitue katër komuna, Gjilanin, Istogun, Podujevën, Vushtrrinë.

Kaq komuna i ka fitue edhe Partia Demokratike e Kosovës, tue marrë Ferizajin, Kaçanikun, Shtimen dhe Dragashin.

E AAK’ja e Ramush Haradinajt ka fitue në 5 komuna, në Gjakovë, Obiliq, Klinë, Rahovec dhe Suharekë.

AKR ka marrë vetëm nji komunë, por nji qytet të randësishëm, si Mitrovicën. Nji komunë e ka edhe Nisma për Kosovën, tue dalë fituese në Malishevë.