Kjo parti largohet prej PAN’it

Lëvizja për Bashkim ka vendosë që të largohet nga koalicioni PAN-AKR me arsyetimin se qeveria e re ka me qenë e mvarun nga Lista Serbe.

Lajmin e ka ba të ditun vet ky subjekt politik përmes nji komunikate për media.

Arsye për lëtë, simbas Lëvizjes për Bashim, asht fuqizimi i Listës Serbe, të cilët me këtë rritje të fuqisë ‘prej nesër ata kanë me pasë fuqinë me kushtëzue çdo vendim të qeverisë’.

Njoftimi:

“Fatkeqësisht, për shkak të konstelacionit të forcave politike të krijuar nga rezultati zgjedhor dhe, mbi të gjitha, të pozicionimit të mbrapshtë të tyre, Kosova do ta ketë një qeveri të varur nga Lista Serbe. Kështu, pakicës serbe, përveç privilegjeve të padrejta juridike e politike që iu siguruan nga Pakoja e Ahtisarit dhe nga bisedimet e Brukselit, si dhuratë nga partitë shqiptare do t’iu jepet fuqi edhe më e madhe politike. Përderisa deri dje ata e kishin fuqinë të kushtëzonin çdo vendim të Kuvendit për ndryshime kushtetuese, prej nesër ata do ta kenë fuqinë të kushtëzojnë çdo vendim të qeverisë për çështje krejtësisht të zakonshme. Kjo situatë, për ne, është krejtësisht e papranueshme. Andaj, Lëvizja për Bashkim ka vendosur që, përkundër marrëveshjes parazgjedhore, e cila ia garantonte LB-së një ministri dhe dy zëvendësministra, të mos implikohet në asnjë formë në qeverinë e re.

Lëvizja për Bashkim, më e vendosur se kurrë, tashmë i ka hyrë punës që të përgatitet për zgjedhjet e reja të përgjithshme, në mënyrë që të garojë si subjekt i vetëm politik dhe si rrjedhojë të mos futet në koalicione me synim kalimin e pragut zgjedhor”.