Kjo parti, qe çka thotë për pafajësinë e Limajt!

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës përmes nji komunikate për media ka theksu se vendimi i Gjykatës së Apelit, për lirimin nga akuzat për krime lufte të Fatmir Limajt dhe të tjerëve asht deshmi e fortë që lufta e UÇK’s, ka qenë e pastër

 

Kjo asht komunikata e plotë:

AAK, vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit, që Fatmir Limaj dhe të tjerët, të shpallën të pafajshëm nga akuzat për krime lufte në rastin Kleçka, është një dëshmi e fortë se lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër.

Përballja e zotit Limaj me drejtësinë në disa raste ndërkaq, flet për kulturën tonë si individ e si popull, por edhe për zotin Limaj, se përballja me drejtësinë, është drejtësi në vete.
AAK, vlerëson se saga e Zotit Limaj me drejtësinë, ishte e gjatë dhe e mundimshme, por pafajësia e tij është më e vlefshme se çdo gjë tjetër.