Kjo për çka po merret Assange në pyetje ka me ju shokue!

Themeluesi i web-faqes WikiLeaks, Julian Assange, ka me u marrë sot në pyetje në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, në lidhje me akuzat për përdhunim, të ngrituna në Suedi.

Prokurorë nga Suedia dhe nga Ekuadori, së bashku me nji inspektor të policisë suedeze, kanë me bisedue me Assange.

Assange, shtetas australian, ka refuzue me udhëtue në Suedi për t’u marrë në pyetje, nga friga se do të ekstradohet në SHBA, ku kërkohet për publikimin e mija dokumenteve sekrete në web-faqen WikiLeaks.

 Assange asht strehue në Ambasadën e Ekuadorit në Londër qysh më 2012, transmeton Rel.

Ai thotë se akuzat për përdhunim, që datojnë nga viti 2010, janë të motivueme politikisht.