Kjo qysh e penguen Mustafën, deputetët e VV’s s’e keni pa kurrë!

Deputetët e Vetëvendosjes e kanc pengue fjalën e kryeministrit Isa Mustafa, kur ky i fundit u pyet nga deputetët.
Derisa Mustafa doli në foltore për me ju përgjigj, deputetët e Vetëvendosjes i dolën perpara me pankartën ‘Drejtësi për Astritin’.
Këtë veprim deputetët e VV’s e persëritën dy herë, derisa kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti kerkoi që me ndalue.

“Kjo çfarë po bani ju asht hajgare. Nuk besoj që as opinioni nuk ju përkrahë”, ka deklarue Haliti.

Ai i ka sugjerue kryeministrit që t’ungjet dhe të mos flas nën këto kushte tue i cilësue si të papranueshme veprimet e deputetëve të VV’s.

Këta të fundit, në pikën për pyetje parlamentare, në vend se të bajnë pyetje, kanë shpreh kërkesat për rastin Dehari.