Kjo asht shifra e miliardave që po kërkon Trump për damet nga uragani (video)

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka kërkue nga Kongresi rreth 7.8 miliardë dollarë si pagesë fillestare si përpjekje për me ndihmue në rikuperimin e dameve mbas reshjeve në Texsas dhe Luiziana.

Zyrtarët kanë thanë se do të ketë kërkesa të matejme për fonde kur të bahet i ditun ndikimi i plotë që ka pasë stuhia Harvey, shkruen BBC.

Disa banorë tashma janë lejue m’u kthy nëpër shtëpitë e tyne por që vërshimet janë tue vazhdue dhe po shkojnë në rritje nëpër disa zona.

Presidenti Trump, pritet që me vizitue Texasi’n për herën e dytë këtë të Shtunë.

Numri i personave që kanë vdek nga këto vërshime ka shkue në 47 kurse rreth 43 mijë veta aktualisht janë nëpër baraka.

Zjarrfikësit kanë fillue nji kërkim derë më derë për të mbijetuemit dhe trupat në nji operacion që mundet me zgjatë deri në dy javë.

Rafineritë e naftës dhe tubacionet janë mbyll dhe ndërkohë që nji fabrikë kimike pranë Houstonit shpërtheu tue alarmue persëri banorët.

Harvey” goditi në bregun e Texas’it të Premten e kalueme  dhe asht konsiderue si stuhia ma e fuqishme në 50 vjet.

Spitalet janë evakuue dhe mija njerëz ndodhen pa energji elektrike.

Shumë shkolla janë të mbylluna ashtu siç janë mbyll dy aeroportet kryesore, mbasi pistat janë përmbyt plotësisht.

 

Shperndaje në: