Kjo thirrje e Erdogan’it asht befasi për amerikanët!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka thanë sot se shumë persona në SHBA dhe Europë janë tue e quejt diktator presidentin e sapo zgjedhun amerikan, Donald Trumpin, për shkak se, sikur thotë ai, Trump nuk ishte kandidati i tyne i preferuem.

Erdogan u ka ba thirrje atyne që me respektue demokracinë.

Tue fol në nji takim të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Stamboll, Erdogan po ashtu i ka akuzue vendet e Perëndimit se po i quejnë tiranë liderat që s’u shërbejnë interesave të tyne.

“Perëndimi ka me vazhdue me i mirëpritë me tepih të kuq tiranët me duer të përgjakuna, dhe me i quejtë diktator liderat të cilët i kundërshtojnë ata,” ka thanë Erdogan, i cili rregullisht kritikohet për stilin e tij qeverisës gjithnji e ma autokratik.

“A po e quejnë dikend diktator? Duhet me mendue të kundërtën, atëherë. Ai person asht i mirë sepse ai apo ajo del kundër interesave të tyne,” ka thanë Erdogan tue ju referue Perëndimit.