KKTK jashtëligjshëm tenton me ja zgjat mandatin Udhëheqëses Egzekutive (dokument)

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore nga data 25 Korrik i këtij viti funksionon pa udhëheqësit egzekutiv, prej përfundimit të mandatit tremujor të ushtrueses së detyrës së udhëheqëses egzekutive, Adelina Sopi.

Madje, edhe konkursin e hapun për me emnue udhëheqësin egzekutiv bordi me shumicë votash e ka anulue, edhe përkundër faktit që ky këshill udhëheqet me ushtrues detyre tash e nji vjet.

Por, tash asht nji pjesë e anëtarëve të bordit që po tenton përsëri me ja dhanë edhe nji mandat prej tre muejve Adelina Sopit, ani pse nuk e lejon ligji për Shërbimin Civil i Republikës së Kosovës, saktësisht neni 30, pika 4, ku thuhet se, “Në rast të mbetjes së nje pozite të lirë në shërbimin civil, ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se tre (3) muaj”, thuhet në ligj.

Kryetari i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,Shafi Gashi, përmes nji përgjigje me shkrim ka thanë për KosovaPress, se në mbledhjen e fundit të bordit, nji grup i anëtarëve ka votue për zgjatjen e mandatit edhe për tre muej Adelina Sopit, porse e konsideron të kundërligjshëm.

Për me heqë çdo dilemë, Gashi iu kishte drejtue edhe Zyrës Ligjore të Kryeministrisë, si institucion përgjegjës për me i interpretue dispozitat e Rregullores 06/2010, ku ka marrë përgjigje se vazhdimi i mandatit të Ushtruesit të Detyrës se Udhëheqësit Egzekutiv, personit të njajtë asht në kundërshtim më ligjin./KosovaPress