Kleriku grek: Edi Rama ka nisë sulm ndaj Geqisë

Kleriku i naltë i kishës ordodokse greke sulmoi ashpën kryeministrin shqiptar Edi Rama, në lidhje me qëndrimet e tij ndaj Greqisë. Mitropoliti i Dropullit, Pogonit dhe Konicës, Andreas, ka ba disa deklarata që janë botue në të përditshmen “Estia” dhe që janë pasqyrue në disa media të tjera greke.

“Nji sulm ndaj Greqisë ka nisë nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tue i përshkrue problematike marrëdhaniet shqiptaro-greke. Prandaj, Edi Rama duhet me lanë menjanë guximin dhe paturpësinë. Do apo nuk do, Epiri i Veriut, herët a vonë, ka me u bashkue me Greqinë. Tue folë me ambasadorët, zoti Rama i ka imponue Greqisë përgjegjësinë e plotë për grumbullimin e kaq shumë problemeve”- thotë mitropoliti.