Keni me u befasue prej kujt po marrin spermë e vezore klinikat n’Kosovë!

KGazeta Zëri ka zbulue përmes nji hulumtimi se spitalet private që po merren me procedura të IVF’s po manipulojnë tue ba përzgjedhjen e gjinisë dhe tue ble spermë e vezore nga shtetet fqinje, si: Serbia, Maqedonia, Shqipnia, Mali i Zi, etj.
Këto dilema janë ngrit edhe në nji raport zyrtar, i cili tashma asht në duert e ministrit Imet Rrahmani.
Klinikat private të cilat merren me fekondimin artificial, përmes procedurës së ashtuquejtun të In Vitro Fertilizimit (IVF) po sigurojnë spermën dhe qelizat vezë nga shtetet fqinjë, si Maqedonia, Shqipnia, Serbia, Mali i Zi dhe pjesërisht edhe nga donatorë nga Kosova.

Dhuruesit kryesisht janë studentët që spermën dhe qelizat vezë i shesin në marrëveshje me spitalet që ofrojnë shërbimet IVF.

Këtë informacion, tashmë të konfirmueme edhe nga burime zyrtare, gazeta i ka marrë fillimisht në kushte konfidenciale nga nji burim zyrtar mbrenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Por dyshimi se sperma dhe qelizat sigurohen nga vendet fqinje përmendet edhe në nji raport tejet sensitiv, që tashma ka arritë në kabinetin e ministrit Imet Rrahmani.

Po ashtu, aty ngrihen dyshime për përzgjedhjen e gjinisë gjatë procedurave të IVF’s, akt ky i ndaluem rreptësisht me ligj.

Raporti asht përpilue nga Komisioni për Fertilizimin e Asistuem Mjekësor (KFAM), që kryesohet nga Myrvete Paçarada. Ndërkaq, anëtarë të Komisionit janë: Fehmi Ahmeti, Shqiponja Ponosheci, Afrim Muhaxheri, Xhevdet Çuni, Faik Hoti dhe Makfire Zeneli.