Klubit të Prodhuesve të Kosovës i bashkohen dy kompani

Edhe zyrtarisht Klubit të Prodhuesve të Kosovës i janë bashkue sot dy kompani të medhaja të vendit, me të cilat u nënshkrue memorandum bashkëpunimi.

Më rrjetizimin e anëtarëve të ri, që asht edhe njanji prej qellimeve kryesore të KPK’s, kryetari Visar Kelmendi tha se ideja e këtij bashkëpunimi, përputhet me synimet e Klubit, që asht fuqizimi i prodhuesve vendorë, ndërrimi i perceptimit ndaj produkteve vendore si dhe lansimi i mesazhit se prodhuesit vendorë “dinë dhe munden me prodhue produkte cilësore, konkurruese në treg dhe joshëse për konsumatorët”.

Misioni i Klubit të Prodhuesve të Kosovës asht që përmes fushatës “Made in Kosova” me ba vetëdijësimin e qytetarëve për cilësinë e prodhimeve vendore.

Anëtarësimi i anëtarit të ri, flet për nisjen e shpejtë të rritjes së KPK’s. Tani Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka 10 anëtarë, ndërkohë që pritet rritja shumë shpejtë e numrit të anëtarëve të Klubit.