KMDLNJ demanton Vetëvendosjen

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit e të drejtave të njeriut në institucionet e privimit të lirisë, ka ba të ditun se sot kanë realizue nji vizitë monitoruese në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, me ç’rast kanë takue dhe bisedue me aktivistin e burgosun të Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifin.

Sipas KMDLNj’s, fillimisht monitoruesit takuen drejtuesit e institucionit, me të cilët biseduan për të naltëcekunin dhe i pohuen KMDLNj’s se gjendja e tij asht stabile.

“Monitoruesit biseduen edhe me Atdheun dhe na pohoi se ai ashtnë gjendje të mirë psiko–fizike dhe se sjellja e stafit nuk ndryshon nga shokët e tjerë, qoftë nga ata të dhomës apo të tjerët. Monitoruesit gjithashtu, takuen edhe psikologen e Qendrës dhe pohoi se Z. Arifi asht në gjendje stabile, asht mirë dhe se nuk ka hapësinë për shqetësim”.

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të nji komunikate për media kishte theksue se Atdhe Arifi, po terrorizohet psiqikisht në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet e burgut të Lipjanit.