KMDLNJ: Kushtet napër burgjet e Kosovës nuk janë të mira

Banjat në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë të vendosuna napër dhoma bashkë me tualete dhe gjendja e tyne asht jashtë çdo standardi. Kurse, disa pavijone i kanë banjat dhe tualetet të përbashkëta për secilin krah, por pastërtia e tyne nuk asht në nivel të duhun.

Kështu thuhet në nji raport të KMDLNj’s, ku theksohet se në këtë qendër nuk ka ujë të ngrohtë rregullisht (dy herë në javë) dhe si pasojë e kësaj, të dënuemit janë të detyruem me improvizue metoda të rrezikshme për ngrohjen e ujit.

“Ankesa në cilësinë e produkteve higjienike; Higjiena e dhomave dhe rrobave asht e pamundun me u mbajtë, për shkak të problemeve me lagështi. Në shumicën e pavijoneve nuk ka çarçafë dhe mbulesa për jastëk që disa muej”, deklaron KMDLNJ.

“Qendra Korrektuese për të Mitur dhe Femra në Lipjan (Femrat e dënueme dhe të paraburgosuna): Banjat janë të përbashkëta, ndërsa tualetet janë napër dhoma dhe janë të hapuna, në shumicën e tualeteve ka rrjedhje të ujit; Napër dhoma dhe korridor ka lagështi dhe mbajtja e pastërtisë asht e vështirësueme”.

KMDLNJ deklaron se furnizimi me ujë të ngrohtë është i kënaqshëm.

“ Çarçafët ndërrohen dhe pastrohen çdo 15 ditë, ndërsa rrobat pastrohen në makinë të lamjes çdo javë; Furnizimet me mjete higjienike janë në nivel, por cilësia asht shumë e dobët. Furnizimi me ujë të ngrohtë asht i kënaqshëm dhe te mitunit pastrohen 3-4 herë në javë; Mbulesat ndërrohen dhe pastrohen çdo 15 ditë. Furnizimet me mjete higjienike janë në nivel, por cilësia asht e dobët”, thuhet në raport.