Koalicioni i madh, a asht n’krizë për vota!

Koalicioni qeverisës, PDK-LDK-minoritetet, megjithëse i ka mbi 85 deputetë, në raste të caktueme po deshton me i sigurue votat e nevojshme për me marrë vendime të randësishme, e në disa raste edhe po i mungon kuorumi për me mbajt seanca apo mbledhje të komisioneve parlamentare.

Ndër deshtimet ma të mëdha asht mosratifikimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Bankës Europiane për Investime për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, në vlerë prej rreth 40 milionë euro, shkruen Zeri.

Kjo ka ndodh në seancën e t’Ejtes, në të cilën koalicioni nuk arriti as ta vazhdojë seancën për me shqyrtue vazhdimin e mandatit të EULEX’it.