Koalicioni NISMA-AAK, i hapun edhe për subjekte tjera

Nisma për Kosovën ka mbajtë sot Kuvendin e parë zgjedhorë të Grues.

Shefja e Grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami tha se roli i grues në këtë parti asht shumë i fuqizuem, mirëpo jo edhe nëpër institucionet shtetnore tue e marrë për shembull Qeverinë e Kosovës, ku nga 23 Ministri, janë vetëm 2 gra Ministre.

Krytari i Nismes, Fatmir Limaj tha se vet drejtimi politik i kësaj partie nuk i privelegjon gratë, por i trajon të barabartë në raport me mashkujt.

Limaj nuk la pa përmend edhe pozicionin e partisë së tij në këto ditë të fundit.
Ai ka kërkue prej të gjitha grave që të fillojnë të punojnë për zgjedhjet e reja, që simbas tij kanë me ardhë shumë shpejt.

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës, Jakup Krasniqi tha se Kosova duhet me ju ofrue mundësi të barabarta të gjithëve pa asnji dallim.