Koalicioni nuk i ka 80 vota për Demarkacionin

Sigurimi i 80 votave për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi vlerësohet si sfidë për koalicionin qeverisës, PDK-LDK dhe minoritetet. Që kjo çashtje mos me dështue kërkohet nji koncensus i domosdoshëm ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Derisa, Presidenti Thaçi kërkon ratifikimin e marrëveshjes, opozita kërkon komision të ri për vijën kufitare.

Mosmarrëveshjet mbrenda koalicionit qeverisës, PDK-LDK-minoritete, sa i përket Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, e kanë vnue në dilemë ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës.

Simbas përfaqësuesve të partive politike dhe simbas vlerësimit të analistëve politikë, koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e kësaj marrëveshje, që kërkohen dy të tretat e tanë deputetëve.
Prandaj, subjektet opozitare, analistët politikë, por edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës theksojnë nevojën e nji zgjidhje të përbashkët në mes të pushtetit dhe opozitës. /Zëri/