“Koalicioni nuk i ka votat për Demarkacionin”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklarue se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për me ratifikue marrëveshjen e demarkacionit.
Gashi ka thanë se aq sa ai di, votat nuk janë të mjaftueshme për me votue ate.

Ai ka thanë në Tribuna Channel se, për me zgjedhë këtë problem kishte me u dashtë nji opcion alternativ që kishte me mbyllë këtë çashtje.

Ai ka shtue se duhet me u marrë parasysh mendimet e të gjithëve, e sidomos ato të bashkë-partiakut të tij, Shpejtim Bulliqi, i cili asht prej të parëve që ka kundërshtue këtë çashtje.

Gashi ka thanë se, Bulliqi asht nji vlerë e shtueme e LDK’s, dhe i cili duhet me u marrë shumë seriozisht.