Koalicioni qeverisës ende nuk ka diskutue me Listën Serbe për Demarkacionin

Partnerët e mëdhaj të koalicionit qeverisës, PDK e LDK, edhe ma tutje nuk janë konsultue me Listën Serbe për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Opozita pret dorëzimin e egzekutivit dhe kthimin në pikën zero të këtij procesi.

Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se kanë takime me përfaqësuesit e serbëve, porse nuk janë konsultue për këtë temë. Kështu ata thonë se ende nuk mund të folet për mbajtjen e seancës për ratifikimin e Demarkacionit.

Në anën tjetër, subjektet opozitare thonë se Qeveria ka me u dorëzue në këtë temë. Prandaj, simbas tyne, opcioni ma i mirë asht që kjo marrëveshje të hedhet poshtë dhe se procesi i Demarkacionit të nisë nga fillimi.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thanë për “Zërin” se përfaqësuesit e Qeverisë kanë vazhdimisht takime me përfaqësuesit e Listës Serbe, porse nuk kanë zhvillue ndonji takim të veçantë për çashtjen e Demarkacionit.