Koalicioni xhihadisto-rebelë gati me pushtue Aleppon

Luftime të ashpra kanë mbërthye qytetin e Alepos vetëm pak mbasi qeveria siriane dhe ajo ruse deklaruen hapjen e disa korridoreve të sigurta për me i pshtue civilet, projekt ky që mesa doket ka me u ba shumë i vlefshëm.

Nji koalicion mes xhihadistëve dhe rebelëve sirianë njoftoi të Diellën se ka me fillue nji betejë për me marrë nën kontroll të gjithë qytetin e Alepos, mbasi nji ditë ma parë then rrethimin e vendosun nga forcat e regjimit në lagjet e tyne.

“Na shpallim fillimin e fazës së re për lirimin e të gjithë Alepos dhe njoftojmë se kemi me dyfishue numrin e luftarëve që kanë me marrë pjesë në këtë betejë”, deklaroi në nji komunikatë ky koalicion, Ushtria e Pushtimit (Jaich al–Fateh).

“Na nuk kemi me pushue së luftuemi veç kur të ngremë flamurin e pushtimit mbi qytetin e Alepos”, shtoi Jaich al–Fateh.