Koci e konfirmon për Rrokum: Kjo asht dita kur ka me u lirue Haradinaj!

Arianit Koci, avokat i Ramush Haradinajt, asht i bindun se lideri i AAK’s t’Ejten ka me u lirue me kusht prej autoriteteve franceze.

Koci për Televizionin Rrokum, e ka konfirmue se ka me udhëtue t’Ejten për Francë për me asistue për lirimin e Haradinajt.

Avokati i liderit të AAK’s ka thanë se Haradinaj nuk ka shanca me u ekstradue në Serbi, por ka theksue me bindje të plotë se ai ka me u lirue me kusht.