Kur Arianit Koci e parasheh kijametin!

koci

Avokati i njoftun, Arianit Koci ka thanë se Kosova asht jofunksionale e kjo për shkak të situatës politike në vend.

Koci përmes nji postimi në Facebook ka thanë se Kosova asht para vdekjes klinike dhe se kjo gja nuk ka dyshim.

Ai ka shtue se liderat politikë ja kanë arritë qëllimit të tyne, tue theksue se tashma jemi të perçamë.

 

Ky asht postimi i plotë n’Facebook:

 

Kosova është para vdekjes klinike!
Kosova është jofunksionale! Nuk ka dyshim.
Nuk ka konsensus politik për asgjē! Madje edhe për çështjet më madhore kombëtare.
Në këtë situatë kemi ardhur për shkak se çdo gjë është politizuar.
Liderët, me vite të tëra e kanë kultivuar ndarjen: partiake, regjionale, kombëtare, fetare dhe çdo lloj ndarje tjetër.
Ja kanë arritur. Jemi të përçarë!
Partitë politike dhe liderët e tyre e kanë fajin kryesor për këtë situatë
Madje, sa më e madhë partia, përgjegjësia është më e madhe!