Koci: Qe kur kanë m’u ba aktakuzat e para të Speciales

Avokati i njohun, Arianit Koci ka thanë se aktakuzat e para të Gjykatës Speciale nuk kanë m’u ba para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm.

Përmes nji statusi në Facebook, Koci thotë se beson në këtë, tue e dit mirë se si funkcionojnë tribunalet dhe tue pas parasysh operandin e Prokurorisë.

 

 Postimi i Kocit:

 

Natyra shumështresore e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por edhe nga dēshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet ti nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës.

Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta.

Kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet.

Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm.